Një qen i vogël lodër ka qenë në një udhëtim të pakëndshëm.
“Ne e kemi nxjerrë atë nga zorrët”, thotë Nadezhda Lubkova.
Shefja e Departamentit të Endoskopisë së Spitalit Klinik Rajonal të Fëmijëve Kuzbass në Rusi ka bërë shumë gjëra gjatë karrierës së saj mjekësore.
Por nxjerrja e objekteve të gëlltitura nga fëmijët është një punë që përsëritet pa pushim.
Mjekët atje i kanë mbledhur ato sende dhe i kanë ekspozuar për vizitorët.
Janë rreth 500 objekte të marra nga brenda fëmijëve: kapëse letre, butona, monedha dhe madje edhe lodra të vogla dhe çelësa dere.
“Ne kemi mbledhur objekte të gëlltitura për shumë vite. Nuk kishte ndonjë ide të veçantë pas kësaj, por kur unë fillova si një mjeke e re gjatë takimeve të përditshme gjithmonë raportonim për ato objekte, duke i treguar ato dhe duke folur për fëmijët që u pranuan në spital “, thotë Lubkova.
Në vetëm një vit, më shumë se 100 fëmijë që kanë gëlltitur objekte operohen në këtë spital, raporton AP, transmeton Klan Kosova.