Home LAJME Mjekët i kërkojnë Osmanit shtyerjen e zgjedhjeve lokale

Mjekët i kërkojnë Osmanit shtyerjen e zgjedhjeve lokale

0
Mjekët i kërkojnë Osmanit shtyerjen e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të shtyjë zgjedhjet lokale për shkak të situatës alarmante me COVID-19.

Në një postim në Facebook, Syla ka thënë se zgjedhjet duhet të shtyhen për gjashtë muaj për shkak të numrave “skandaloz të të infektuarve dhe të vdekurve”.

Të shtunën u regjistruan rekord rastesh të reja, 2279. Vdiqën tetë persona. Shifrat e larta të sotme janë vazhdimësi e javës së fundit që pareshtur ka thyer rekorde të zeza.

“Presidente jemi për marre e gjynah, për menaxhim të Pandemisë, Ju lutem jeni bija e një punëtoreje të respektuar shëndetësore, e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur, dërmuar, ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni. Nuk po kërkoj takime, foto të çastit e lëmoshë, po kërkoj njerëzi dhe ndjenjë. Kryetare anuloni zgjedhjet lokale dhe formoni sa më shpejt nga ju grupin për shpëtim nacional nga pandemia …jemi keq…”, ka përfunduar postimin e tij Syla.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për datën 17 tetor. Në mes të pandemisë, Kosova pati organizuar edhe zgjedhjet e përgjithshme, në muajin shkurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here