LAJME

Mitrovicë: Një 11 vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi bie në liqenin akumulues

Mitrovicë: Një 11 vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi bie në liqenin akumulues
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2021, 18:20

Një fëmijë i moshës 11 vjeçare është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte rënë në liqenin akumulues në Mitrovicë.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe më pas është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informacion se në liqenin akumulues në Mitrovicë, një fëmijë i moshës 11 vjeçar, është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqësuar shëndetësore, fëmiu me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK”.

“Njësi përkatëse policore kanë dalë në vend ngjarje dhe janë duke hetuar rrethanat dhe shkaqet që kanë të bëjnë me rastin”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika