Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”.
“Sot më erdhi një telefonatë nga Miroslav Lajcak i cili më përgëzoi për rolin tim të ri si Kryeministër, duke i uruar qeverisë sonë sukses. Presim bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, thuhet ndër të tjera.
Today I received a call from @MiroslavLajcak who congratulated me on my new role as Prime Minister, wishing our government success. Looking forward to our future cooperation. pic.twitter.com/B7n6AIgqZQ
— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021