LAJME

Miratohet Udhëzimi Administrativ i cili i hap rrugë gradimit të policëve

Miratohet Udhëzimi Administrativ i cili i hap rrugë gradimit të policëve
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2026, 07:48

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar është miratuar Udhëzimi i ri Administrativ për Procesin e Gradimit në Policinë e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se përmes këtij udhëzimi do të mundësohet gradimi i policëve që nuk janë graduar për 10 vjet.

“Përmes këtij Udhëzimi, zyrtarët policor që nuk janë graduar prej mbi 10 vite, do të mund të hyjnë në proces për dy grada njëherazi. Me 26 qershor do të mbahet testi për gradën Toger, për të cilin do të mund të aplikojnë Polic dhe Rreshterë. Urime dhe suksese të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës” – ka shkruar Sveçla në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika