Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilloi sot një takim pune me drejtorët e shkollave të komunës, ku u miratua “Strategjia për sigurinë në institucionet edukative”. Strategjia synon forcimin e masave mbrojtëse për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor në të gjitha nivelet.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu organizimi i Javës “Remzi Ademaj” dhe aktivitetet e planifikuara me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Po ashtu, u shqyrtuan përgatitjet për testin e maturës dhe për testimin ndërkombëtar PISA 2025.





