Ministria e Financave ka njoftuar se është miratuar rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër.
Miratohet rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër

“Rregullorja për Funksionimin e Komisionit Mediko-Social është miratuar, duke përfshirë disa ndryshime të rëndësishme, ndër to: Eliminimin e procesit të rivlerësimit, një kërkesë kyçe e komunitetit; rregullimin e procedurës së aplikimit për njohjen e statusit të personit të verbër; përmirësimin e kritereve dhe procedurave ekzistuese”, thuhet në njoftim.
Ministria ka njoftuar se ka ndryshuar gjithashtu edhe procedurat për vlerësimin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, siç thuhet, duke mundësuar aplikimin elektronik për këtë kategori.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

