Senati në SHBA ka aprovuar një projektligj që mund ta ndalojë TikTokun në Amerikë, raporton “BBC”.
Me projektligjin e miratuar të martën mbrëma, kompanisë amë të TikTokut, ByteDance, i jepet kohë nëntë muaj që t’i shesë aksionet përndryshe aplikacioni do të bllokohet në SHBA.
Projektligji është dërguar te presidenti i SHBA-së, Joe Biden, që tha se do ta kthejë në ligj në momentin kur arrin në tavolinë e tij.
ByteDance i ka thënë “BBC” se nuk ka një reagim të menjëhershëm. Më herët firma ka thënë se do të kundërshtojë çdo tentim për ta detyruar që ta shesë TikTokun.





