LAJME

Miratohet platforma vjetore e politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023

Miratohet platforma vjetore e politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2023, 11:22

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është votuar shqyrtimi i platformës vjetore të politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023.

Sipas kryeministrit të vendit, Albin Kurti, qëllimi parësor është avancimi i inteligjencës paralajmëruese dhe parandaluese në funksion të sigurisë nacionale.

“Ky dokument strategjik përmban udhëzimet e përgjithshme për punën dhe aktivitetin e AKI-së për vitin 2023”, tha Kurti.

Tutje, ai bëri të ditur se pas miratimit në qeveri, platforma vjetore i dorëzohet organit mbikëqyrës parlamentar për informim dhe drejtorit të AKI-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika