- Reklama -

Miratohet Plani për parandalim, gadishmëri dhe reagim kundër Covid-19 (Nëntor-Prill 2021)

Plani për parandalim dhe kontroll të Covid-19, i miratuar sot nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (versioni 2.0) është përditësim i Planit për gatishmëri dhe reagim kundër Covid-19

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë miratoi sot Planin për parandalim dhe kontroll të Covid-19 (Nëntor-Prill 2021), versionin 2.0.

- Reklama -

Në takimin e Komitetit mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj, i cili i falënderoi anëtarët e Komitetit për hartimin e këtij plani, që është përditësim i Planit për gatishmëri dhe reagim kundër Covid-19, dhe punonjësit e IKSHPK-së për angazhimin e tyre në kontrollin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.
Ministri Zemaj tha se situata aktuale kërkon një angazhim dhe përkushtim shtesë për të kontrolluar situatën, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbështesin punën e profesionistëve shëndetësor në angzhimin e tyre për gjurmimin e rasteve me Covid-19, testimin e tyre dhe trajtimin klinik.

“Jemi në një moment kur rastet kanë shënuar rritje kudo, prandaj nga ne kërkohet që të vazhdojmë me angazhime sikurse deri më tani për të mbajtur situatën nën kontroll”, tha Ministri Zemaj.
Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, z. Naser Ramadani tha se Plani për parandalim dhe kontroll të Covid-19 (version 2.0) përfshin strategjinë e veprimit: gjej, testo, gjurmo, izolo me ofrim të testimeve laboratorike (publik dhe privat), përfshirje të organizatave të sektorit publik dhe privat dhe sigurimin e të gjitha burimeve të nevojshme për të mundësuar zbatimin e Planit për parandalim dhe kontroll të COVID-19.

Aspekte të detajuara nga Plani ka prezantuar dr.Ariana Kalaveshi, udhëheqëse e Departamentit të Epidemiologjisë në IKSHPK.

Plani i miratuar nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka pesë pjesë të ndërlidhura mes veti siç janë: planifikimi dhe parashikimi, minitorimi i situatës dhe vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut dhe koordinimi, organizimi institucional, hulumtimi dhe reagimi si dhe komunikimi dhe komunikimi i riskut.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort