Në mbledhjen e 9-të, të rregullt, Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti ka miratuar katër vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Njëra ndër to është edhe miratimi i lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare me Qeverinë e Arabisë Saudite për bashkëpunimin policor, raporton TV Prizreni.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Qeverinë e Arabisë Saudite për bashkëpunimin policor.
Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për lidhjen e kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja do të përfshijë bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar trans kufitar, terrorizmit, prodhimi dhe trafikimi i substancave narkotike, krimeve kibernetike dhe krimet e pornografisë së fëmijëve në internet, krimet ekonomike dhe financiare duke përfshirë shpëlarjen e parave, trafikimin e paligjshëm të automjeteve dhe krimeve të ngjashme”, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/