LAJME

Miratohet në parim Buxheti 2024

Miratohet në parim Buxheti 2024
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2023, 23:56

Me 62 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024. Pas hedhjes në votim deputetët e opozitës lëshuan sallën, duke mos marrë pjesë në votim.
Buxheti kap vlerën e mbi 3.3 miliardë euro.

Projektbuxheti parasheh që mbi 1 miliard euro të shkojnë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga e shtesa dhe afro 500 milionë euro për mallra dhe shërbime.

Mbi 90 për qind e projekteve kapitale janë të bartura nga viti aktual.

Votimit i ka paraprirë debat i gjatë që nga mëngjesi.
Pas shqyrtimit në komisione, projektligji do të kthehet në Kuvend për lexim të dytë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika