Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Për këtë projektligj votuan 76 deputetë, përfshirë edhe nga dy partitë opozitare, LDK dhe AAK, megjithëse shprehën shqetësime se në këtë projektligj ka dispozita diskriminuese për punëtorët e viteve ‘90-ta që janë larguar nga puna në mënyrë të dhunshme.
Ndryshimet në të u bënë gati dy javë me vonesë prej afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese që ligji të hyjë në fuqi më 15 korrik.





