LAJME

Miratohet në lexim të parë buxheti për vitin 2023

Miratohet në lexim të parë buxheti për vitin 2023
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2022, 17:12

Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro, ka miratuar sot në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Kundër miratimit të buxhetit votoi vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, ndërsa deputetët e partive opozitare u përmbajtën nga votimi.

Pas përfundimit të kësaj pike, kryetari i Kuvendit, mbylli punimet e seancës plenare.

Ndërkohë, Kuvendi nesër sërish do të mblidhet në orën 13:00, ku do të ketë debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi./Ksp

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika