LAJME

Miratohet Ligji për shtetësinë, opozita me kritika për procedurën e përshpejtuar

Miratohet Ligji për shtetësinë, opozita me kritika për procedurën e përshpejtuar
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2026, 12:40

Përkundër kritikave nga PDK-ja dhe LDK-ja, Kuvendi i Kosovës në seancën e 23 prillit 2026 ka miratuar Ligjin për shtetësinë.

69 deputetë votuan për, dy ishin kundër dhe asnjë abstenim. Opozita nuk mori pjesë fare në votim.

Amendamentim të projektligjit kërkoi edhe deputeti nga komuniteti turk, Ergul Mazrek, mirëpo nuk mori votat e mjaftueshme.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, para se të hidhej ky ligj në votim, kërkoi që mos të votohet.

“Ky ligj rrezikon sigurinë e brendshme të Kosovës”- tha ajo.

Musliu tha se nuk kanë pasur mundësi të punojnë me seriozitet në Komision për shkak se është projektligji është sjellë me procedura të përshpejtuara.

“Edhe ky ligj, si krejt ligjet që janë sjellur gjatë këtyre 15 ditëve, është sjellë me procedurë të përshpejtuar. Ka qenë e pamundur të punojmë me seriozitet në Komision për Siguri dhe Mbrojtje”- tha ajo.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, tha se nuk mund ta votojnë ligjin për shkak se ka nene që nuk janë të harmonizuara me standardet e BE-së.

“Nuk i është nënshtruar të gjithë filtrave”- tha ajo.

Kurse, deputetja e AAK-së Albana Bytyqi tha se nuk mund ta votojnë një ligj që është dërguar në Komision për Siguri dhe Mbrojtje me procedura të përshpejtuara.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajçinovci që është kryesues i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtjes, “ky ligj ia lehtëson procedurat e kthimit të shtetësisë për mërgatën që e kanë humbur shtetësinë dhe për fëmijët.”/Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika