Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka vendosur që gjyqtarët e Departamentit Special, në të dy nivelet e gjykatave, të kompensohen me nga 170 euro në muaj për rrezikshmëri dhe ndjeshmëri në punë. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së 357-të të KGJK-së, e mbajtur të premten.
Sipas këtij vendimi, kompensimi shtesë synon të adresojë rrezikun dhe natyrën e ndjeshme të rasteve që trajtohen nga Departamenti Special.
Në të njëjtën mbledhje, KGJK ka marrë edhe disa vendime tjera.
Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nikollë Komani, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha, si dhe gjyqtari i Departamentit Special në Prishtinë, Arben Hoti, janë avancuar në Gjykatën e Apelit.
Po ashtu, Ivana Milenkoviq është caktuar nënkryetare e Gjykatës së Apelit.
Ndërkohë, Diora Bajrami është caktuar nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren, bazuar në propozimin e kryetares së kësaj gjykate, Shpresa Emra.
Gjatë mbledhjes së 357-të, KGJK ka miratuar edhe planin e punës për vitin 2026, i cili do të ketë fokus të veçantë në forcimin e drejtësisë administrative dhe rritjen e efikasitetit në këtë fushë./KOHA
Të gjithë vendimet nga mbledhja e KGJK-së
