Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e MSH-së për angazhimin e përkohshëm të 1116 profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës për menaxhimin e pandemisë dhe përkrahjen e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 për tre muaj me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj tjerë shtesë.
Miratohet kërkesa për angazhimin e përkohshëm të mbi 1,100 punonjësve shëndetësorë

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se për këtë angazhim do të ndahen mbi 3 milionë euro të cilat do të alokohen në dy faza.
“Kemi sjellë propozim vendimin për të ndarë 3 milionë e 192 mijë e 854 euro për të mbuluar kostot e këtij angazhimi të përkohshëm. Mjetet sigurohen nga instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19. Shuma alokohen në dy faza, për fazën e parë alokohen 1 milion e 596 mijë e 427 euro, kurse për fazën e dytë mund të bëhet me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë nëse është e nevojshme”, ka thënë Murati.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

