Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se MASHTI ka miratuar Udhëzimin Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025-2026, i cili përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private.
“Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet, duke përfshirë nivelet nga parashkollori deri te shkollat e mesme, si dhe pushimet dhe festat zyrtare, duke siguruar një kalendar të qartë dhe të strukturuar për nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka shkruar Nagavci.
Ajo falënderoi grupin punues për përkushtimin.





