LAJME

Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare, katër që u propozuan nga VV-ja jo

Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare, katër që u propozuan nga VV-ja jo
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2026, 12:02

Shtatë marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend të ditës janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Dritë të gjelbër kanë marrë Projektligji nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e  Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor, Projektligji nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“, Projektligji nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“, Projektligji nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale, Projektligji nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike, Projektligji nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës dhe  Projektligji nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.

Ndërkaq katër marrëveshjet ndërkombëtare të propozuara në fillim nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk janë miratuar. LDK-ja nuk ka marrë pjesë në votim, për çka paralajmëroi qysh në fillim. Me mospjesëmarrjen e LDK-së, u pamundësua kuorumi./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika