LAJME

Miratimi i Byrosë, Miftaraj: Oligarkët që kanë mbi 25 mijë euro dhe nuk munden me i arsyetua, pasuria ju konfiskohet

Miratimi i Byrosë, Miftaraj: Oligarkët që kanë mbi 25 mijë euro dhe nuk munden me i arsyetua, pasuria ju konfiskohet
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Shkurt 2023, 16:06

Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pas miratimit të këtij ligji ka kërkuar vepra nga qeveria e jo fjalë.

“E tash si të hyn ligji në fuqi, si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë Euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria Ju konfiskohet”, ka shkruar Miftaraj.

Miftaraj thotë se deri në fund të vitit duhet me i pa rezultatet e para të këtij ligji.

“Tash sa më pak fjalë e më shume vepra/rezultate”, ka shkruar ndër të tjera Miftaraj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika