LAJME

Miqësia midis Kosovës dhe Bangladeshit

Miqësia midis Kosovës dhe Bangladeshit
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Korrik 2023, 14:34

Ambasadori i Kosovës në Bangladesh, Güner Ureya, e ka përfunduar mandatin e tij.

Ai e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi lamtumirës, ku edhe e ka përmendur grupin miqësor parlamentar që ekziston midis të dyja vendeve.

“Përfundova thirrjen lamtumirëse me Dr. Shirin Sharmin Chowdhuryn, Kryetaren e Parlamentit Kombëtar të Bangladeshit”, ka shkruar Ureya në Twitter.

“Rëndësia e bashkëpunimit ndërparlamentar është riafirmuar”.

“Ia vlen të kujtohet që parlamenti i Kosovës ka vendosur një grup miqësor parlamentar për Bangladeshin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika