Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka themeluar komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë.
Ministria ka thënë se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e njehsorëve elektrikë dhe pretendimet për keqllogaritje.
“Me qëllim të garantimit të transparencës, korrektësisë dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve, dhe duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të përgjegjësive të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, me datë 31.03.2026, është themeluar një komision i posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.





