Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit (MINTI) ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës në mëngjesin e së mërkurës në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), duke thënë se hetimet po zhvillohen lidhur me një rast që ka të bëjë me ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas ndërrimit të jetës së pronarit.
Në reagimin e MINTI-t thuhet se ka ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor, që sipas ministrisë, më pas është korrigjuar përmes procedurave ligjore.





