LAJME

MINTI dhe AUV inspektojnë produktet e qumështit me përmbajtje bimore e shtazore

MINTI dhe AUV inspektojnë produktet e qumështit me përmbajtje bimore e shtazore
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2026, 07:34

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka vazhduar inspektimet në tregun e produkteve të qumështit me përmbajtje bimore dhe shtazore.

Inspektimet janë realizuar nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

“Gjatë inspektimeve të realizuara gjatë ditës së sotme (e mërkure, 06.05.2026) janë kryer gjithsej 7 kontrolle në 4 qytete të ndryshme të Kosovës. Të gjitha rastet e trajtuara janë vendosur në procedurë të mëtejshme administrative, në përputhje me gjetjet e evidentuara gjatë kontrollit.” – njofton MINTI.

Sipas Ministrisë, këto inspektime janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme institucionale për garantimin e transparencës në treg dhe sigurimin që konsumatorët të kenë informacion të saktë lidhur me produktet që vendosen në treg.

Ministria i ka ftuar qytetarët që çdo parregullsi të mundshme ta raportojnë me prova përmes: numrit të telefonit: +383 (0) 46 311-000 (Viber) apo adresës elektronike: konsumatori@rks-gov.net.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika