LAJME

MINT: Po e bëjmë gati vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës

MINT: Po e bëjmë gati vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Qershor 2022, 15:46

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës.

Përmes, një njoftimi është bërë e ditur se Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.

Njoftimi i plotë:

LIDHUR ME ÇMIMET E NAFTËS

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.

MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt.

Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika