Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pas shqyrtimit të qindra ankesave të konsumatorëve lidhur me shërbimet e rrjetit kabllor, ka marrë vendim për t’i obliguar operatorët kabllorë që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke ua lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës në rast se operatori nuk i përmbushë obligimet sipas kontratës.
Sipas njoftimit të MINT-it, detyrimi që i vihet konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të saj edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/kanaleve, është në kundërshtim me ligjin.





