- Reklama -

Ministrja shqiptare e Turizmit: Përkundër rritjes, çmimet për familjarët mbesin të njëjtat

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ka thënë që Shqipëria përkundër që çmimet e produkteve janë rritur globalisht, do t’i ruajë të njëjtat çmime për familjarët dhe biznesin e vogël.

Këto deklarata i bëri Kumbaro gjatë një konference për media gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, ku theksoi që poashtu aty mblidhet një bord në mënyrë të rregullt që kontrollon si çmimet e shportës dhe karburantit “në mënyrë që të mos ndikojë në mënyrë të ekzagjeruar tek tregu privat”.

- Reklama -

“Duhet të bëjmë një promovim të përbashkët, por edhe platforma të përbashkëta informacioni që kush të vjen të vizitojë Shqipërinë të gjejë informacion edhe për të vizituar Kosovën dhe anasjelltas. Kjo nuk i shërben thjesht promovimit të dy Republikave tona, por i shërben sektorit të ekonomisë që ne e kemi të rëndësishëm në Shqipëri që është turizmi dhe poashtu Kosova synon ta zhvillojë në të ardhmen”.

“Kemi të bëjmë me një vit ndryshe nga të tjerët, në këtë vit po përballemi me rritje të çmimeve globalisht – rritje të çmimit të energjisë, karburanteve që përcillet pastaj edhe në rritje të çmimit të mallrave të tjera. Mund të konfirmoj që në Shqipëri, pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë elektrike me 10 fish, ne kemi ruajtur të njëjtat çmime për familjarët dhe për biznesin e vogël, ku pjesa më e madhe e restoranteve apo e hoteleve janë pjesë e këtij biznesi, çka nuk iu ndryshon çmimi. Po ashtu kemi një bord që mblidhet në mënyrë të rregullt që kontrollon si çmimet e shportës dhe karburantit në mënyrë që të mos ndikojë në mënyrë të ekzagjeruar tek tregu privat”, tha ajo.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort