Ministrja për të Drejtat e Njerëzve e të Komuniteteve si dhe për Dialogun e Brendshëm, Gordana Qomiq, në një intervistë për EURACTIV, rrjet i mediave, i specializuar në politikat e BE-së, ka folur për marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët dhe dialogun e brendshëm në Serbi.
Ka folur edhe për Kosovën. Ajo ka ftuar Bashkimin Evropian të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, shkruan portal N1 të hënën.





