Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar respektim të rregullave në testin e arritshmërisë, pasi sipas saj, është një domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale.
“Respektimi i rregullave është domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale dhe pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë”, ka shkruar Nagavci në facebook.
Ajo po ashtu i ka dëshiruar suksese nxënësve që do t’iu nënshtrohen këtij provimi.





