Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me zëvendësministren e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi dhe kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, kanë vizituar pasditen e së enjtes Shoqata e Biznismenëve dhe Zejtarëve ESNAF.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e ESNAF-it prezantuan punën dhe aktivitetin e shoqatës, e cila funksionon që nga viti 1994 dhe konsiderohet një ndër zërat kryesorë të bizneseve në Prizren. Shoqata bashkëpunon me institucionet e nivelit lokal dhe qendror, duke shërbyer edhe si mekanizëm ndërmjetësues për fuqizimin e sektorit privat.





