LAJME

Ministrja Haxhiu nënshkruan vendimin për zbritjen e çmimeve për shërbimet noteriale

Ministrja Haxhiu nënshkruan vendimin për zbritjen e çmimeve për shërbimet noteriale
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Korrik 2022, 15:21

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot një udhëzim të ri administrativ, përmes të cilit ulen çmimet e shërbimeve noteriale në vend.

Sipas njoftimit të ministres Haxhiu, me udhëzimin e ri adminsitrativ, do të lirohen në tërësi nga tarifat disa kategori, përfshirë fëmijët pa kujdes prindëror, si dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas.

“Sot nënshkrova Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe: lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas; pamundësohet tarifimi i vërtetimit të dokumenteve që ruhen në dosjen e aktit noterial me çka ulen dukshëm shpenzimet e palës pranë noterit”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

“Me këtë Udhëzim Administrativ caktohen tarifa të arsyeshme duke i mundësuar qytetarëve shpenzime të përballueshme për shërbimet noteriale”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika