LAJME

Ministrja Haxhiu falënderon deputetët që votuan tetë nisma ligjore kundër korrupsionit

Ministrja Haxhiu falënderon deputetët që votuan tetë nisma ligjore kundër korrupsionit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2022, 12:59

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha sot se identifikimi, parandalimi dhe luftimi i korrupsionit u bë më i lehtë gjatë muajit korrik.

Kjo pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar tetë nisma ligjore, për cka ministrja i falënderoi deputetët në një konferencë për media.

“Muaji korrik ishte muaji i finalizimit dhe përfundimit të shumë nismave ligjore me të cilat edhe do ta fillojë këtë konferencë, për ta vazhduar më pas me të arriturat konkrete në fushën e profesioneve të lira siç janë noteria, përmbarimi dhe ndërmjetësimi”, tha ajo.

Haxhiu tregoi rëndësinë e projektligjeve të miratuara.

“Siç e dini top prioriteti i Ministrisë së Drejtësisë mbetet lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, muaji korrik shënoi miratimin e tetë nismave të rëndësishme ligjore në qeveri dhe kuvend, shumë prej këtyre nismave kishin të bëjnë me luftën kundër korrupsionit me çka falënderoj deputetët e Kosovës që miratuan ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave, projektkodin e procedurës penale dhe projektligjin për parandalimin e korrupsionit. Mirëpo, gjithashtu në lexim të parë u miratua njëri nga projektligjet më të rëndësishme ai për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë të pajustifikuar”,  tha ministrja.

“Përmes këtyre projektligjeve dhe nismave synohet që të fuqizohen tutje institucionet përgjegjëse të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e legjislacionit si një formë adekuate e identifikimit, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Po ashtu synohet edhe themelimi i mekanizmave profesional e të pavarur të cilët do të jenë kompetent për inicimin dhe verifikimin e pasurisë të personave zyrtarë e cila edhe mund të konfiskohet me vendim të Gjykatës nëse e njëjta nuk mund të justifikohet” tha Haxhiu. /klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika