LAJME

Ministrja Haxhiu: Asnjëherë pishman s’i bimë për gazin lotsjellës brenda e jashtë kuvendit

Ministrja Haxhiu: Asnjëherë pishman s’i bimë për gazin lotsjellës brenda e jashtë kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2022, 15:49

Ndaj replikave të ish-drejtorit të policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, tashmë deputet i PDK-së, të menjëhershëm e pati reagimin ministrja Albulena Haxhiu, duke i thënë se nuk janë penduar as sot, për sjelljet e tyre me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kjo meqë Qalaj i tha Haxhiut që deklaratat e saj paraprake janë të pabaza, duke i ditur sjelljet e saj dhe të partisë që ajo përfaqëson brenda Kuvendit të Kosovës.

”Për veprimet tona ne jemi përgjigj përpara ligjit, pavarësisht se kanë qenë politike ne jemi dënu nga gjykatat për ato. Dhe asnjëherë pishman si bimë për gazin lotsjellës, sepse kanë qenë veprime politike, sepse pikërisht falë asaj rezistence në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, sot nuk e kemi Zajednicën”, ka thënë Haxhiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika