LAJME

Ministrja gjermane e Mbrojtjes vjen në Sarajevë, planifikon ta vizitojë edhe Kosovën

Ministrja gjermane e Mbrojtjes vjen në Sarajevë, planifikon ta vizitojë edhe Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2022, 10:54

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, i kryesuar nga Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, sot po qëndron vizitë zyrtare në Bosnjë e Herecegovinë, shkruajnë mediat atje.

Lambrecht përpos Bosnjës raportohet se ka planifikuar vizitë edhe në Serbi dhe Kosovë, transmeton Reporteri.net.

Gjatë qëndrimit në Bosnjë, sipas ambasadës gjermane në BeH, një takim me komandantin e EUFOR-it, gjeneralmajor Anton Ueseli do të mbahet në kampin Butmir.

Bisedimet do të fokusohen në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë, ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë. /Reporteri.net.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika