Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në New York për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Sipas njoftimit, seanca do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në New York (21:00 në Kosovë).
Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.





