Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Budvës së Malit të Zi, ku sot dhe nesër, më 5 dhe 6 nëntor 2026 do të marrë pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Takimi mbledh ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të diskutuar sfidat e përbashkëta.





