Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen Dehari në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë vizitës, Arsa, vajza e Astrit Deharit, i ka dhuruar kryeministrit librin “Zogj në zemrën time”.
Kurti ka publikuar një fotografi nga takimi, ku shihet pranë Arsës, duke mbajtur në dorë librin me emrin e saj në kopertinë.
Vizita është zhvilluar në ditën kur shënohen 10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Familja Dehari vazhdon të kërkojë zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij dhe përfundimin e hetimeve nga organet e drejtësisë.