LAJME

​Ministria e Punëve të Brendshme mirëpret publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën

​Ministria e Punëve të Brendshme mirëpret publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2026, 14:19

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026, i publikuar më 4 nëntor, konfirmon progresin e arritur në fushat që janë përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj.

Ndër të arriturat kryesore, raporti veçon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor përmes zgjerimit të bashkëpunimit me Europol-in, rrjetin SIENA dhe platformën EMPACT, avancimin e modelit të policimit të udhëhequr nga inteligjenca, përmirësimin e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar; si dhe progresin në luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të dala nga raporti, përmes miratimit të dokumenteve strategjike dhe politikave në fushat përkatëse, përfshirë Strategjinë e Migracionit 2026–2030, Planin e Kontigjencës për Menaxhimin e Fluksit të Mundshëm të Migrantëve, Refugjatëve dhe Aplikuesve për Mbrojtje Ndërkombëtare 2026–2028, Strategjinë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe Strategjinë Kundër Krimit të Organizuar, si dhe themelimin e Qendrës Kombëtare për Luftimin e Terrorizmit dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Po ashtu, raporti konstaton uljen e numrit të aplikimeve të pabazuara për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian, Raporti vlerëson edhe profesionalizimin e mëtejshëm të Policisë së Kosovës, duke veçuar  diplomimin e gjeneratës së re të kadetëve dhe avancimin e sistemeve të trajnimit.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me synim avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe përafrimin e mëtejshëm të Kosovës me standardet dhe praktikat evropiane.

Kujtojmë, Raporti për Kosovën 2026 është pjesë e Paketës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian, i cili mbulon periudhën nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, por përfshin edhe disa zhvillime të mëvonshme. Vlerësimi vjen dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe katër vjet pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në BE.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika