LAJME

Ministrja Gërvalla i reagon Borrellit pasi nuk e përmendi sulmin ndaj policëve të Kosovës në veri

Ministrja Gërvalla i reagon Borrellit pasi nuk e përmendi sulmin ndaj policëve të Kosovës në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Dhjetor 2022, 17:42

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së,i cili dënoi sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në veri të Kosovës.

Gërvalla, përmes një postimi në Twitter, tha se Borrelli duhet të dënojë edhe të shtënat ndaj policëve të Kosovës.

“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Sipas saj, deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur, inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm./klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika