Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi Krasniqi, u.d. drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Rrezarta Shaqiri Basha dhe udhëheqësin artistik, Kushtrim Mehmeti, vizituan Teatrin Kombëtar të Kosovës për të parë nga afër ecurinë e punimeve restauruese.
Sipas njoftimit të Ministrisë, punimet po zhvillohen me ritëm të mirë, duke ruajtur vlerat arkitekturore e historike të këtij institucioni të rëndësishëm, njëkohësisht me përmirësimin e kushteve për artistët dhe publikun.





