LAJME

Ministrja Bogujevci dhe kryeimami i BIK-ut diskutuan projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe restaurimin e xhamive të vjetra

Ministrja Bogujevci dhe kryeimami i BIK-ut diskutuan projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe restaurimin e xhamive të vjetra
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2026, 08:43

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, të mërkurën priti në takim kryeimamin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, me bashkëpunëtorë.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore islame dhe për restaurimin e xhamive të vjetra.

Siç bëhet e ditur, u fol edhe për projektet që janë duke u realizuar bashkë në disa qytete të vendit, si dhe për planet për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.

Njëkohësisht, thuhet se u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së kësaj trashëgimie për brezat e ardhshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika