Ministria e Infrastrukturës ka anuluar një tender të hapur rreth një muaj më parë, gjatë periudhës së qeverisë Hoti.Tenderi për servisimin, mirëmbajtjen dhe furnizimin me pjesë rezervë për automjetet zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, është anuluar me të hënën me arsyetimin se ka qenë në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, raporton Insajderi.
“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet shkurt në njoftimin e Zyrës së Prokurimit të Ministrisë, të publikuar në platformën e prokurimit publik, e-prokurimi.
Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu anulon një tender 30 mijë eurosh

Për këtë kontratë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte ndarë 30 mijë euro.MMPHI-në e udhëheq ministri nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu./gazetablic.com/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

