Home LAJME Ministria e Tregtisë: Nga shtatori e deri më tani kemi pranuar 2103 ankesa nga qytetarët për rritje të çmimeve

Ministria e Tregtisë: Nga shtatori e deri më tani kemi pranuar 2103 ankesa nga qytetarët për rritje të çmimeve

0
Ministria e Tregtisë: Nga shtatori e deri më tani kemi pranuar 2103 ankesa nga qytetarët për rritje të çmimeve

Nga ngritja e çmimeve më së shumti kanë pësuar qytetarët e vendit.

Mielli, sheqeri, vaji dhe shumë produkte bazë të shportës së konsumatorit, janë shtrenjtuar muajve të fundit, por pagat e qytetarëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, kanë mbetur të pandryshuara.

E, si pasojë e rritjes dhe parregullsive që janë hasur në treg me çmime qytetarët kanë pasur ankesa të shumta.

Ata janë ankuar në Ministri të Tregtisë, më saktësisht në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Nga ky departament për FrontOnline kanë treguar se ankesat kalojnë shifrën e dy mijëshit.

“Numri i ankesave përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga një shtatori i vitit të kaluar deri më 5 maj të këtij viti është gjithsej 2013 ankesa”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë për FrontOnline.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here