Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ia ka dorëzuar të premten një autoambulancë të re, të dhuruar nga Ministria e Shëndetësisë, kryetarit të komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.
Ministria e Shëndetësisë ia dhuron një autoambulancë Komunës së Prizrenit

Kjo autoambulancë posedon të gjitha kushtet dhe pajisjet e nevojshme për ofrimin e ndihmës së shpejtë.
“Para marrjes së mandatit, në shërbim të qytetarëve të Prizrenit ishin vetëm tri autoambulanca, ndërkaq tani janë shtuar edhe shtatë të tjera, duke çuar kështu numrin e autoambulancave në dhjetë, e cila mundëson intervenim shumë më të shpejtë në rastet urgjente që paraqiten. Jam shumë i lumtur me punën që po bëhet në shëndetësi, ku i kemi përmbushur të gjitha premtimet tona dhe po vazhdojmë përtej premtimeve. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen dhe Drejtorinë e Shëndetësisë për punën”, ka thënë kryetari Haskuka./
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

