Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjendja nëpër rrugët e Kosovës është e mirë pavarësisht motit të ligë.Ministria ka bërë sot përditësimin e të dhënave për gjendjen e rrugëve sipas të cilit të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç rrugës Pejë-Kullë ku kërkohet kujdes duke kaluar me pajisje dimërore.
Po ashtu, sipas njoftimit të MPB-së edhe pikat e kalimit kufitar janë të hapura dhe të qarkullueshme.
Ministria e Punëve të Brendshme: Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare në Kosovë janë të kalueshme

Moti i ftohtë dhe me reshje bore ditëve të fundit në Kosovë e ka vështirësuar qarkullimin nëpër rrugë.Për këtë arsye edhe Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe të përshtatet shpejtësia e lëvizjes me kushtet atmosferike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

