Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë themeluar dy komisione të reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të ministrisë, komisioni i parë do të jetë përgjegjës për procesin e certifikimit të ekspertëve dhe trajnerëve në këtë fushë, si dhe për licencimin e kompanive dhe qendrave që ofrojnë trajnime për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Ndërkaq, komisioni i dytë do të ketë rol në mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të standardeve të përcaktuara në këtë fushë.
“Këto komisione do të forcojnë zbatimin e ligjit, do të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe do të kontribuojnë në mbrojtjen më të mirë të punëtorëve”- thuhet në njoftim.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.