Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të interesuarit për shpalljen e konkursit për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë e Forcave Detare të SHBA-së.
Kandidatet e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me FSK-në me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës. Mos përmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilindo vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit.
Aplikimi dhe njoftimi për kadetë të FSK-së është online në adresën:
https://rekrutimi.fsk-rks.org//
si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes:
https://mod.rks-gov.net
, ku gjendet shpallja e konkursit.





