Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024 teksa kanë ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat që të aplikojnë.
Minista bën të ditur se konkursi është shpallur bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të këtyre shteteve: Akademia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, Akademia Ushtarake – Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë dhe Akademia Ushtarake e Republikës së Maqedonisë Veriore, njofton Klankosova.tv.
Tutje bëhet e ditur se konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 02 majit deri më 15 maj teksa të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.





