Ministria e Mbrojtjes ka dhënë tender në vlerë gati 21 mijë euro për furnizim me pemë dhe perime për nevoja të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë kontratë, Ministria planifikon të furnizohet me 3 mijë kilogramë domate të freskëta, 450 kilogramë domate të zeza, 600 kilogramë karrota të freskët, 6 mijë kilogramë lakra të freskëta, 900 kilogramë lakër të kuqe për sallatë, 180 kiloggramë bizele të freskëta, 3 mijë e 200 kilogramë patate, 1 mijë e 100 kilogramë fasule, 3 mijë kilogramë qepë, 600 kilogramë qepë të kuqe, 90 kilogramë hudhra, 600 kilogramë speca të padjegëst, 600 kilogramë speca për mbushje, 300 kilogramë speca të kuq, 3 mijë kilogramë tranguj, 360 kilogramë kungulleshka dhe 3 mijë kilogramë sallatë të gjelbër.
Për të kryer këto furnizime, Ministria e Mbrojtjes e ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Dauti Komerc”, për 20 mijë e 836 euro. Mirëpo, në dosje
Ofertë për të njëjtin tender ka dorëzuar edhe kompania “Beni Dona Plast SH.P.K”, në vlerë prej 22 mijë e 730 euro.
“Me keqardhje ku njoftojmë se tenderi i paraqitur nga ana juaj nuk qe i suksesshëm, ngase tenderi juaj nuk qe tenderi me çmimin më të ulët në mesin e tenderëve që plotësonin kërkesat e dhëna në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit. Ju informojmë se kontrata i është dhënë “Dauti Komerc SH.P.K, Gërlicë, Ferizaj, 810655524”, me çmim prej 20, 836.00 dhe në pajtim me afatet dhe kushtet e dosjes së tenderit”, është përgjigja që i ka kthyer Ministria kësaj kompanie.
Kjo kompani deri në fund të muajit të kaluar përgatitur ushqimin për FSK’në, kur edhe i kishte skaduar kontrata. Në tenderin që kishte shpallur Ministria për shërbime ushqime, tashmë të anuluar, kjo kompani ishte ankuar se nuk ishte ftuar për ofertim nga Ministria e Mbrojtjes.