LAJME

Ministria e Kulturës përkrah 51 organizata me mbi 1.7 milion euro

Ministria e Kulturës përkrah 51 organizata me mbi 1.7 milion euro
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Gusht 2022, 09:31

Ministrisë së Kulturës i janë dashur gati tetë muaj që t’u tregojë organizatave të skenës së pavarur kulturore se cila është mbështetja që do ta kenë për sivjet.

Është dashur të kalojnë tri të katërtat e vitit deri sa skena e pavarur kulturore dhe organizatat e trashëgimisë kulturore të marrin vesh se cila do të jetë shuma e përkrahjes për projektet e tyre vjetore.

Me gjithë shumat e mëdha që janë përkrahur disa organizata, vonesa llogaritet të jetë një problem në vete. Pos kësaj duhet ende kohë për t’u nënshkruar kontratat me MKRS-në.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika